Hoxha: Mbishkrimet me emrin e ri të shtetit, edhe në gjuhën shqipe
maqedonia
Hoxha: Mbishkrimet me emrin e ri të shtetit, edhe në gjuhën shqipe

Hoxha: Mbishkrimet me emrin e ri të shtetit, edhe në gjuhën shqipe

Shkup, 12 shkurt – Mbishkrimi në tabelat kufitare dhe në institucionet e pushtetit qendror ende nuk janë vendosur, sepse të njëjtat janë në përgatitje e sipër, njofton për gazetën Koha, zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

“Ende nuk është gati mbishkrimi që do të vendoset lart në godinën e Qeverisë. Kur do të vendoset do të jetë në pajtim me ligjin për gjuhën shqipe, gjegjëisht edhe në gjuhën shqipe. Do të jeni të infomuar me kohë të gjitha mediat, kur do të fillohet vendosja e tabelave në pikat kufitare dhe ne instucionet e pushtetit qendror”, deklaroi Hoxha.

© ZHURNAL 12.02.2019, 13:29 | Xh.I. | 4,353 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."