Komisioni i Jashtëm në Shqipëri, votë unanime pro anëtarësimit të Maqedonisë në NATO
maqedonia
Komisioni i Jashtëm në Shqipëri, votë unanime pro anëtarësimit të Maqedonisë në NATO

Komisioni i Jashtëm në Shqipëri, votë unanime pro anëtarësimit të Maqedonisë në NATO

Tiranë, 12 shkurt - Pas votës unanime ditën e djeshme nga Komisioni i Ligjeve për votimin e protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, sot në të njëjtën linjë votoi edhe Komisioni për Politikën e Jashtme.

Anëtarët e mazhorancës dhe të opozitës me konsensus të plotë dhanë votë pro për projektligjin “Për ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Pas dy qëndrimeve pozitive në komisionet parlamentare, të enjten do të jetë Kuvendi i Shqipërisë, ai i cili pritet të ratifikojë zyrtarisht protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Në seancë do të jetë i pranishëm edhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

© ZHURNAL 12.02.2019, 12:56 | Xh.I. | 2,715 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut