Flamuri i NATO-s para Qeverisë, Zaev: Ta çlirojmë Evropën nga frika e Ballkanit
maqedonia
Flamuri i NATO-s para Qeverisë, Zaev: Ta çlirojmë Evropën nga frika e Ballkanit

Flamuri i NATO-s para Qeverisë, Zaev: Ta çlirojmë Evropën nga frika e Ballkanit

Shkup, 12 shkurt - Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në vendosjen e flamurit të NATO-s para godinës së Qeverisë sot deklaroi se vendi jonë është në rrugë të drejtë në rrugën drejtë progresit. Ai tha se pritëm me dekada por u kthyem në autostradën e Evropës.

"Ne tani e tutje do të marrim pjesë në punën e Aleancës më të fuqishme në botë. Por të jeni të sigurt se me ratifikimin e protokollit në të gjitha 29 vendet anëtare të NATO-së, ne edhe zyrtarisht do të bëhemi anëtarja e 30 e NATO-s, me të drejtë vote. Kjo është një flet e re në historinë tonë. Uroj qytetarët e Maqedonisë, sepse merita e tyre është e madhe”, tha Zoran Zaev, kryeministër, duke falënderuar edhe  kolegun e tij grek Aeksis Cipras, bashkë me të cilin siç u shpreh ai “gjetëm një zgjidhje e cila do të shërbej  edhe për shumë kolegë tanë në Ballkan”.

Na pret  punë e madhe në zbatimin e reformave

“Maqedonia e Veriut nuk do të ketë zgjedhje tjetër përveç që të ketë bashkëpunim dhe miqësi me të gjithë fqinjët. “Na pret  një punë e madhe në zbatimin e reformave”, u shpreh Zaev. Gjatë fjalimit të tij Zaev, me porosi deri tek të “korruptuarit”, duke nënvizuar se të gjithë do të dalin para drejtësisë.

“Do të bëjmë përpjekje që të bëhemi anëtarë të BE-së. Për këtë arsye të gjitha partitë politike dhe të gjithë politikanët ta vënë interes madhorë zhvillimin e vendit, zbatimin e të gjitha ligjeve me flamur evropian. Zgjidhje më të mirë nuk kemi, mos të gënjehemi, asnjëherë nuk kemi pas. Asnjëherë s’ka qen ëmë afër anëtarësimi i jonë në familjen e madhe evropiane”, tha Zaev, për të shtuar se  lufta për pushtet nuk duhet të pengojnë qëllimin që vendi një ditë bëhet anëtare e familjes së madhe evropiane.

Ta çlirojmë Evropën nga frika e Ballkanit

“Ballkani i duhet Evropës. Anëtarësimi në BE nuk është qëllimi jonë i fundit, por evropeizmi i shoqërisë sonë që është një proces shumë më i gjatë. Gjeneratat e reja do të jenë evropian, pa komplekse”, tha Zaev.

“Ju ftoj të gjithëve që ta realizojmë qëllimin tonë historik, të bëhemi pjesë e familjes evropiane”, përfundoi fjalimin e tij Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë.

Gjatë kësaj ceremonie morën pjesë edhe ministra, deputetë dhe funksionarë të lartë shtetërorë, por u vërejt mungesa e presidentit të shtetit Gjoirge Ivanov, liderit opozitarë Hristijan Mickoski, kreut të integristëve Ali Ahmeti.

© ZHURNAL 12.02.2019, 12:04 | Xh.I. | 2,345 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
ZHURNAL MËSON Gjykatësja e vendimit për BFI-në përfundon në spital!
LAJMI I FUNDIT Policia largon me dhunë kryetarin e vetshpallur nga BFI-ja
Milloshoski: Funksionar i lartë në Kuvend kërkon ndryshime në BFI, Grubi: Kryetarin e BFI-së nuk e vendos gjykata!
Kujt ia drejtoi Shekerinska "ofendimin" ? "Paramendoni me kë u deshtë të ulemi të bisedojmë, ndërsa nuk dëshironim as t’i shihnim"!
Zekiri: Puna shkon për dreq kur Grubi flet për drejtësi; Grubi: Me fjalet tua po ia minuson votat Pendarovskit, më mirë rri heshtë
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Zhurnal mëson Në "spastrimin" e Zaevit do të përfshihen edhe Ministra të BDI-së
Ekskluzive Dokumenti në të cilin thirren puçistët është “i falsifikuar”, BFI akuzon Muhamed Zeqirin për skenar
Zhurnal mëson Puçistët sërish në mënyrë joligjore futen në objektin e BFI-së?!