Osmani, Bejlit: Latë gjurmë të pashlyeshme në suksesin dhe progresin e vendit
maqedonia
Osmani, Bejlit: Latë gjurmë të pashlyeshme në suksesin dhe progresin e vendit

Osmani, Bejlit: Latë gjurmë të pashlyeshme në suksesin dhe progresin e vendit

Shkup, 12 shkurt - Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti takim me Ambasadorin e SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë, Xhes Bejli me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

“SHBA-të nuk janë vetëm partnerë strategjik të Republikës së Maqedonisë, por edhe miq të rëndësishëm me prezencën dhe pjesëmarrjen aktive të të cilëve u realizuan sukseset më të rëndësishme të vendit që nga pavarësia e saj” – theksoi Osmani në takim, duke i shprehur mirënjohje personale Ambasadorit Bejli, për angazhimin e tij personal, përkushtimin dhe mbështetjen e vendit.

“Me aktivitetet e juaja latë gjurmë të pashlyeshme, jo vetëm në suksesin tonë për ta realizuar përcaktimin tonë strategjik – anëtarësimi në NATO, por edhe gjurmë të pashlyeshme në implementimin e vlerave perëndimore të Ballkanit, në bazat e së cilës është i ndërtuar edhe suksesi i sotëm në progresin e rajonit në përgjithësi” – theksoi Osmani.
Gjatë takimit Osmani referoi edhe për vizitën e tij në SHBA, ku mbajti takim me përfaqësues të lartë të Kongresit Amerikan, mes të cilave edhe me kryesuesin e Komitetit për Politikë të Jashtme, Eliot Engel, si dhe me përfaqësues të lartë të Shtëpisë së Bardhë, mes të cilëve edhe me ndihmësin e zëvendës Sekretarit Shtetëror, Metju Pallmer.    

© ZHURNAL 12.02.2019, 12:22 | Xh.I. | 1,405 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut