Hoti: Dialogu duhet të zhvillohet në pajtueshmëri me 2/3 e votave
kosova
Hoti: Dialogu duhet të zhvillohet në pajtueshmëri me 2/3 e votave

Hoti: Dialogu duhet të zhvillohet në pajtueshmëri me 2/3 e votave

Prishtinë, 12 shkurt - Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se çdo formë tjetër e dialogut e bënë atë jo legjitim, përcjell lajmi.net.

Ai po ashtu ka deklaruar se duke qenë se institucionet aktuale nuk kanë legjitimitet politik për të përfaqësuar Kosovën në dialog, atëherë janë dy mundësi. Siç thotë ai, “e para, dialogu të zhvillohet pas zgjedhjeve nga institucionet legjitime bazuar në përgjegjësitë e tyre kushtetuese. E dyta, formimi i qeverisë gjithëpërfshirëse, e cila e përmbyll dialogun dhe e përgatit vendin për zgjedhje. Në të dyja rastet dialogu zhvillohet vetëm me pajtueshmërinë e 2/3 të votave në Kuvend”, shkruan Hoti.

Ky është postimi i plotë:

1.Procesi i dialogut duhet të zhvillohet vetëm me pajtueshmëri prej 2/3 të votave të Kuvendit. Çdo format tjetër i zhvillimit të dialogut e bënë atë jo legjitim dhe jo kushtetues. Pasi marrëveshja përfundimtare kërkon 2/3 e votave të Kuvendit për tu ratifikuar, atëherë edhe platforma për dialog është legjitime dhe kushtetuese vetëm kur miratohet me 2/3 e votave në Kuvend.

2.Duke qenë se institucionet aktuale nuk kanë legjitimitet politik për të përfaqësuar Kosovën në dialog, atëherë janë dy mundësi. E para, dialogu të zhvillohet pas zgjedhjeve nga institucionet legjitime bazuar në përgjegjësitë e tyre kushtetuese. E dyta, formimi i qeverisë gjithëpërfshirëse, e cila e përmbyll dialogun dhe e përgatit vendin për zgjedhje. Në të dyja rastet dialogu zhvillohet vetëm me pajtueshmërinë e 2/3 të votave në Kuvend.

3.Në cilëndo variant, të gjithë ta kenë të qartë se integritetit territorial i Republikës së Kosovës dhe karakteri unitar i shtetit nuk negociohen. Kosova nuk mund të hyjë në pazare për territor. Me vullnet të lirë, në dakordim me partnerët ndërkombëtarë, më 17 shkurt 2008 deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë shpallur pavarësinë. Këtë vendim shteti i Kosovës e ka mbrojtur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka konkluduar se pavarësia e Kosovës nuk ka cenuar të drejtën ndërkombëtare.

4.LDK i ka adaptuar parimet bazë lidhur me dialogun dhe jemi të gatshëm të punojmë me të gjitha forcat politike karshi atyre parimeve.

© ZHURNAL 12.02.2019, 11:48 | Xh.I. | 584 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
ZHURNAL MËSON Gjykatësja e vendimit për BFI-në përfundon në spital!
LAJMI I FUNDIT Policia largon me dhunë kryetarin e vetshpallur nga BFI-ja
Milloshoski: Funksionar i lartë në Kuvend kërkon ndryshime në BFI, Grubi: Kryetarin e BFI-së nuk e vendos gjykata!
Kujt ia drejtoi Shekerinska "ofendimin" ? "Paramendoni me kë u deshtë të ulemi të bisedojmë, ndërsa nuk dëshironim as t’i shihnim"!
Zekiri: Puna shkon për dreq kur Grubi flet për drejtësi; Grubi: Me fjalet tua po ia minuson votat Pendarovskit, më mirë rri heshtë
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Zhurnal mëson Në "spastrimin" e Zaevit do të përfshihen edhe Ministra të BDI-së
Ekskluzive Dokumenti në të cilin thirren puçistët është “i falsifikuar”, BFI akuzon Muhamed Zeqirin për skenar
Zhurnal mëson Puçistët sërish në mënyrë joligjore futen në objektin e BFI-së?!