Vrasja e Khashoggit, SHBA kërkon që të dënohet ish-zyrtari saudit
bota
Vrasja e Khashoggit, SHBA kërkon që të dënohet ish-zyrtari saudit

Vrasja e Khashoggit, SHBA kërkon që të dënohet ish-zyrtari saudit

Sipas një artikulli të botuar ditën e djeshme, SHBA-të janë duke i kërkuar Arabisë Saudite të burgosin një ish-zyrtar të lartë të implikuar në vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke cituar zyrtar anonimë sauditë dhe amerikanë, The Wall Street raportoi se Riadi deri më tani i rezistoi ashpër presionit të SHBA-ve për të ndërmarrë veprime kundër ish-zyrtarit të lartë, Saud al-Qahtani, mbi vrasjen e Khashoggit.

Al-Qahtani më parë ka shërbyer si de fakto krahu i djathtë i Princit të Kurorës, Mohammed bin Salman, një post nga i cili zyrtarisht u largua, edhe pse ai ka vazhduar të shërbejë si këshilltar jozyrtar në gjykatën mbretërore të Arabisë Saudite.

“Ne nuk e shohim se Saud al-Qahtani është shumë i kufizuar në aktivitetet e tij”, tha një zyrtar i lartë anonim i Departamentit të Shtetit për gazetën amerikane.

Al-Qahtani ishte një nga 17 sauditët e sanksionuar nga SHBA-të në dhjetor për vrasjen e Khashoggit. Turqia po ashtu kërkon ekstradimin e tij.

Zyrtarët sauditë konfirmuan se ai mbetet një këshilltar informal për bin Salman, edhe pasi u shkarkua nga Mbreti Saudit Salman.

Presioni ka vazhduar në administratën e SHBA-ve për të mbajtur personalisht bin Salmanin përgjegjës për vrasjen e Khashoggit, por deri më tani ka rezistuar.

Të premten e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, injoroi një afat përfundimtar në Kongres për të përcaktuar publikisht nëse sanksionet janë të garantuara kundër bin Salmanit.

Khashoggi, kontribues i gazetës The Washington Post, u vra në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor.

Pas shpjegimeve të ndryshme kontradiktore, Riadi pranoi se ai u vra brenda ndërtesës së konsullatës, duke thënë se vrasja ishte një operacion jashtë kompetencave dhe dijenisë së qendrës.

Turqia ka kërkuar ekstradimin e shtetasve sauditë të përfshirë në vrasje, si dhe një llogaridhënie më të plotë nga ana e Riadit.

© ZHURNAL 12.02.2019, 11:41 | Xh.I. | 350 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut