Gjithçka që duhet të dini për shortin e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
sport
Gjithçka që duhet të dini për shortin e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Gjithçka që duhet të dini për shortin e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Faza e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve fillon sonte dhe disa nga klubet më të mëdha të Evropës janë ende pjesë e kësaj gare.

16 klube u kualifikuan nga faza e grupeve dhe ky numër do të ulet së shpejti në tetë, pasi që ndeshjet e fundit të kësaj faze do të zhvillohen gjatë muajit shkurt dhe mars, transmeton Gazeta Express.

Real Madridi synon ta shkruajë edhe një herë historinë, duke e fituar titullin e Ligës së Kampionëve për të katërtën sezon radhazi, përderisa klube si Barcelona, Juventusi, Manchester Unitedi dhe Juventusi janë duke tentuar t’i japin fund dominimit të madrilenëve.

Kur do të mbahet shorti për çerekfinalet?

Shorti për çiftet e çerekfinaleve do të mbahet më 15 mars, në orën 12:00. Zyra e UEFA-s në Nyon të Zvicrës do të jetë nikoqire për këtë short. Shorti do të mbahet vetëm dy ditës pas ndeshjeve të fundit të 1/8 finales.

Si funksionon shorti?

Për dallim nga shorti për 1/8 e finales, tani nuk ka klube të ndara në dy vazo dhe nuk ka asnjë rregull që i ndalon klubet nga i njëjti vend të ndeshen mes vete. UEFA do të lajmërojë për çfarëdo rregulli të ri, para se të zhvillohet mbrëmja.

Kur do të mbahen ndeshjet e çerekfinaleve?

Ndeshjet e çerekfinaleve do të zhvillohet në prill. Xhirot e para luhen më 9 dhe 10 prill, ndërsa ato kthyese më 16 dhe 17 prill.

Rruga deri në finale

    Ndeshjet e 1/8 të finales: shkurt 12/13/19/20 shkurt & 5/6/12/13 mars
    Ndeshjet e çerekfinales: 9/10 & 16/17 prill
    Ndeshjet e gjysmëfinales: 30 prill/1 maj &  7/8 maj
    Finalja: 1 qershor


© ZHURNAL 12.02.2019, 11:39 | Xh.I. | 518 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm