Në Ligën e Kampionëve, sonte debuton edhe VAR-i
sport
Në Ligën e Kampionëve, sonte debuton edhe VAR-i

Në Ligën e Kampionëve, sonte debuton edhe VAR-i

Përdorimi i teknologjisë së VAR-it ka qenë një temë shumë e diskutuar që nga momenti kur u dha ideja për përdorimin e saj në ndeshjet e futbollit. Përkundër kritikave, gjithnjë e më shumë gara janë duke e futur në përdorim këtë teknologji.

Pas shumë vjetëve të thirrjeve që të gjendet një mënyrë që vendimet e gabuara të gjyqtarëve të ndryshohen, VAR-i do të debutojë sonte në Ligën e Kampionëve, pas përdorimit në Bundesligë, Serie A, La Liga dhe në Kupën e Botës, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ky sistem i ri ka bërë që të fillojnë edhe më shumë diskutime dhe të ndodhin edhe më shumë incidente kontroverse që i lënë klubet të pakënaqura me referimin e ndeshjeve.

Në fund të vitit të kaluar ishte vendosur që kjo teknologji të përdorej edhe në Ligën e Kampionëve, duke filluar nga faza e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve. Ky vendim ishte marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

Ky vendim ka bërë që për herë të parë në Ligën e Kampionëve të përdoret sonte, në ndeshjen mes Manchester Unitedit dhe Paris Saint-Germainit, si dhe në ndeshjen mes Romës dhe Portos.

“Jemi të bindur se Liga e Kampionëve do të përfitojë nga kjo teknologji pasi që kjo mund t’u ndihmojë gjyqtarëve dhe e krijon hapësirën që të korrigjohen gabimet”, ka thënë zyrtari kryesor për referim i UEFA-s, Roberto Rosetti.

© ZHURNAL 12.02.2019, 11:38 | Xh.I. | 545 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm