Urdhri i Evras për yjet e Man Unitedit para ndeshjes me PSG-në: Hani barë!
sport
Urdhri i Evras për yjet e Man Unitedit para ndeshjes me PSG-në: Hani barë!

Urdhri i Evras për yjet e Man Unitedit para ndeshjes me PSG-në: Hani barë!

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Patrice Evra, i ka ofruar disa këshilla për yjet e skuadrës së “Djajve të kuq” para ndeshjes së tyre kundër Paris Saint-Germainit, e cila do të zhvillohet sonte në orën 21:00, në Old Trafford.

Në dhjetor, kur u hodh shorti për këtë ndeshje, kjo ndeshje nuk pritej të ishte aspak e vështirë për PSG-në pasi që Manchester Unitedi ishte në formë shumë të keqe me Jose Mourinhon, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, shumë gjëra kanë ndryshuar që nga atëherë. “Djajtë e kuq” e shkarkuan Mourinhon dhe nuk e kanë humbur asnjë ndeshje që nga emërimi i Ole Gunnar Solskjaerit në pozitën e trajnerit, duke i fituar dhjetë nga gjithsej 11 ndeshje e zhvilluara.

Anglezët tani kanë më shumë gjasa për ta mposhtur kampionin francez, veçanërisht për shkak të lëndimeve që ka pësuar skuadra e Thomas Tuchelit, të cili do t’i mundojë Neymar dhe Edinson Cavani.

“Ky është një mesazh për lojtarët dhe tifozët e Manchester Unitedit. PSG-ja nesër, ndeshje e madhe. Kam shumë respekt për PSG-në, kam shumë shokë aty. Por, ne jemi Manchester Unitedi”, ka thënë Evra.

“Kështu që, ju lutem djelmosha, siguroheni që të na bëni krenarë, duke vrapuar gjithkah, jepni gjithçka që keni. Dua që njerëzit ta hanë barin nesër dhe tifozët, ju duhet ta luani një rol mjaft të rëndësishëm”.

“Unë gjithmonë them se ky është ‘Teatri i Ëndrrave’ për ne dhe duhet të jetë ‘Teatri i Maktheve” për kundërshtarët. Kështu që djelmosha, kam besim te ju. Dua që edhe lojtarët të besojnë”.

“Paul Pogba, kush do të të ndalë ty kur të vraposh nga një pjesë e fushës në tjetrën? David De Gea, nesër duhet ta mbyllësh dyqanin. Mbylle dere. Anthony Martial, nuk më intereson nëse do të buzëqeshësh, dua t’i shkatërrosh njerëzit. Marcus Rashford, ma dëshmo që je me të vërtetë nga Mançesteri”.

“Ole, faleminderit shumë. Faleminderit edhe ty, Mick Phelan. Përgjithmonë i kuq! Ky është një urdhër nga mbrojtësi juaj i preferuar anësore. E dashuroj këtë lojë!”.

© ZHURNAL 12.02.2019, 11:37 | Xh.I. | 488 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm