Ligji për tregti të tregjeve të gjelbra dhe grante për inovacione në seancë të Qeverisë
maqedonia
Ligji për tregti të tregjeve të gjelbra dhe grante për inovacione në seancë të Qeverisë

Ligji për tregti të tregjeve të gjelbra dhe grante për inovacione në seancë të Qeverisë

Shkup, 12 shkurt - Qeveria sot në seancë, me kërkesë së Kuvendit, duhet të japë mendim për Propozim ligjin për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për tregti të tregjeve të gjelbra, me procedurë urgjente. Do të vendosë edhe për informacionin me rregullore për instrumentin për mbështetjen të granteve të bashkëfinancuara për komercializimin e inovacioneve, me propozim-vendim, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Në seancën e rregullt të 120-të do të shqyrtohet informacioni për mbajtjen e seancës së parë të Komisionit ndërqeveritar Maqedoni-Bullgari për bashkëpunim ekonomik sipas Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik midis qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Ministrat  do të vendosin edhe rreth informacionit me Propozim – zgjidhje për formimin e Komisionit për zbatimin e procedurës për ndarjen e marrëveshjes për vendosjen e partneritetit publik privat për formimin e organizimit bashkëkohor – platformë si bartës efikas të sistemit mjekësor urgjent të helikopterëve në Republikën e Maqedonisë (HEMS) dhe shërbime për helikopterë për kërkim dhe shpëtim (SAR).

Në propozim të zyrës të kryetarit të Qeverisë së Replikës së Maqedonisë-trupi koordinues nacional për implementimin e Konventës së KB-së për të drejtat e personave e aftësi të kufizuara, ministrat sot do ta shqyrtojnë informacionin me plan veprues për implementimin e masave nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara për vitin 2019

© ZHURNAL 12.02.2019, 10:49 | Z.H. | 1,296 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
ZHURNAL MËSON Gjykatësja e vendimit për BFI-në përfundon në spital!
LAJMI I FUNDIT Policia largon me dhunë kryetarin e vetshpallur nga BFI-ja
Milloshoski: Funksionar i lartë në Kuvend kërkon ndryshime në BFI, Grubi: Kryetarin e BFI-së nuk e vendos gjykata!
Kujt ia drejtoi Shekerinska "ofendimin" ? "Paramendoni me kë u deshtë të ulemi të bisedojmë, ndërsa nuk dëshironim as t’i shihnim"!
Zekiri: Puna shkon për dreq kur Grubi flet për drejtësi; Grubi: Me fjalet tua po ia minuson votat Pendarovskit, më mirë rri heshtë
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Zhurnal mëson Në "spastrimin" e Zaevit do të përfshihen edhe Ministra të BDI-së
Ekskluzive Dokumenti në të cilin thirren puçistët është “i falsifikuar”, BFI akuzon Muhamed Zeqirin për skenar
Zhurnal mëson Puçistët sërish në mënyrë joligjore futen në objektin e BFI-së?!