VMRO-DPMNE: Është alarmante gjendja në shëndetësi, pushteti nuk ndërmerr asgjë
maqedonia
VMRO-DPMNE: Është alarmante gjendja në shëndetësi, pushteti nuk ndërmerr asgjë

VMRO-DPMNE: Është alarmante gjendja në shëndetësi, pushteti nuk ndërmerr asgjë

Shkup, 12 shkurt - LSDM-ja ka frikë nga populli dhe për këtë ikë nga zgjedhjet. LSDM-ja e di se do të humbasë për shkak të të gjitha politikave antishtetërore të cilat i kanë zbatuar dy vitet e fundit me të cilat e kanë poshtëruan shtetin.

“Republika e Maqedonisë në vazhdimësi fundoset me këtë pushtet dhe pikërisht sepse LSDM-ja duhet të marrë fuqi, ta lërë interesin shtetëror mbi atë partiak dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet presidenciale në pranverë

Ndërrimi i LSDM-së është mënyra e vetme si shteti të dalë nga qorrsokaku në të cilin ndodhet. Të gjitha segmentet nga shoqëria fundosen.

Shëndetësia është në nivel të vdekjes klinike. Çdo ditë na vdesin pacientë nga sëmundje të cilat shtetet bashkëkohore i trajtojnë me terapi të thjeshta apo plotësisht janë çrrënjosur.

Gjendja është alarmante, ndërsa pushteti nuk po ndërmerre asgjë.

Paratë e shëndetësisë në vend që të përfundojnë për përmirësimin e kapaciteteve shëndetësore, shkojnë për furnizime milionëshe për firma të afërta me pushtetin, firma ku pronari është babai, ndërsa vajza drejtor i spitalit dhe firmat të cilat janë themeluar drejtpërdrejt para se të shpallet konkursi.

Qytetarët meritojnë shëndetësi moderne dhe efikase. LSDM-ja këtë nuk mund ta mundësojë, LSDM-ja dihet të largohet”. theksohet në kumtesën e Qendrës për komunikime të VMRO-DPMNE-së.

 

*Komunikata e VMRO-DPMNE-së në formë integrale*

© ZHURNAL 12.02.2019, 10:47 | Z.H. | 700 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
ZHURNAL MËSON Gjykatësja e vendimit për BFI-në përfundon në spital!
LAJMI I FUNDIT Policia largon me dhunë kryetarin e vetshpallur nga BFI-ja
Milloshoski: Funksionar i lartë në Kuvend kërkon ndryshime në BFI, Grubi: Kryetarin e BFI-së nuk e vendos gjykata!
Kujt ia drejtoi Shekerinska "ofendimin" ? "Paramendoni me kë u deshtë të ulemi të bisedojmë, ndërsa nuk dëshironim as t’i shihnim"!
Zekiri: Puna shkon për dreq kur Grubi flet për drejtësi; Grubi: Me fjalet tua po ia minuson votat Pendarovskit, më mirë rri heshtë
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Zhurnal mëson Në "spastrimin" e Zaevit do të përfshihen edhe Ministra të BDI-së
Ekskluzive Dokumenti në të cilin thirren puçistët është “i falsifikuar”, BFI akuzon Muhamed Zeqirin për skenar
Zhurnal mëson Puçistët sërish në mënyrë joligjore futen në objektin e BFI-së?!