Hapet ekspozita “Balkan Girl Power”
kulture
Hapet ekspozita “Balkan Girl Power”

Hapet ekspozita “Balkan Girl Power”

“Balkan Girl Power” titullohet ekspozita e çelur dje në Qendrën e Hapjes për Dialog (COD), në Kryeministri, në Tiranë.

Ceremonia u hap nga drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Çano, e cila shprehu kënaqësinë e veçantë që ekspozita e parë në COD për vitin 2019 kishte në qendër femrën ballkanase me aspiratat për të qenë pjesë e integrimit në familjen europiane. I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Artistja Lala Meredith Vula, e cila kuroi këtë ekspozitë, shprehu mirënjohjen për të gjithë njerëzit që u bënë bashkë në këtë nismë dhe COD që mirëpriti këto vepra të mrekullueshme.

Drejtoresha Ekzekutive e Institutit për Kontratën Shoqërore në Shqipëri, Olda Çeta, që udhëhoqi projektin, falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët, vajzat pjesëmarrëse dhe vlerësoi besimin dhe mbështetjen e Western Balkans Fund.

Në këtë ekspozitë janë përzgjedhur të prezantojnë punimet e tyre në zhanrin e fotografisë me tematika të ndryshme vajza nga 5 vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Projekti ka bashkuar 75 vajza nga këto shtete për të dokumentuar përmes fotografisë jetën, ëndrrat dhe perspektivat e tyre. Mes vajzave që përfaqësojnë Shqipërinë është edhe Alketa Haklaj. Ajo ka vendosur ta titullojë projektin e saj “Bardh e zi”. Alketa ka sjellë fotografi në formatin bardh e zi nga realiteti dhe jeta e grave shqiptare. Vajzat e tjera pjesëmarrëse vijnë me tematikën e adoleshencës, familjes, shoqërisë, natyrës, muzikës apo edhe artit.

Balkan Girl Power Exhibition do të jetë e hapur për publikun deri në datën 28 shkurt.

© ZHURNAL 12.02.2019, 10:12 | L.E. | 375 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm