Shkup, 22 aksidente rrugore gjatë uikendit, lëndohen rëndë dy persona 
kronika
Shkup, 22 aksidente rrugore gjatë uikendit, lëndohen rëndë dy persona 

Shkup, 22 aksidente rrugore gjatë uikendit, lëndohen rëndë dy persona 

 

Shkup, 11 shkurt- Dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore në gjithsej 22 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup, ndërsa në 11 aksidente është shkaktuar dëm material, transmeton Zhurnal. 

Nga MPB Shkup informojnë se gjatë uikendit policia rrugore ka sanksionuar 194 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 15 shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, 7 shoferë nuk kanë dhënë përparësi për kalimin e këmbësorëve në vendkalim për këmbësorë, 4 shoferë për ndalesë të parregullt, një shofer për parakalim të ndaluar, 10 shoferë nuk kanë pasur paisjet e nevojshme për dimër, 20 shoferë të cilët nuk kanë përdorë rripin e sigurimit gjatë drejtimit të automjetit dhe 44 shoferë për shfrytëzimin e telefonit gjatë kohës së drejtimit të automjetit.  

Janë sanksionuar edhe 15 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vizëbardhave dhe 8 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në dritë të kuqe.

Janë hasur edhe 229 automjete të parkuara në mënyrë joligjore, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 154 automjete.

Nga trafiku janë përjashtuar edhe 30 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 29 të tjerë janë përjashtuar nga trafiku para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit, 4 shoferë fillestar, 30 automjete të paregjistruara si dhe një veturë teknikisht e parregulluar.

© ZHURNAL 11.02.2019, 09:41 | L.E. | 778 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."