Paradite moti me diell me erë të përforcuar pasdite shi
maqedonia
Paradite moti me diell me erë të përforcuar pasdite shi

Paradite moti me diell me erë të përforcuar pasdite shi

Shkup, 11 shkurt - Moti në Maqedoni paradite do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa gjatë ditës me erë të përforcuar jugor. Në orët e pasdites vranësira do të rritet dhe nga perëndimi do të fillojnë reshje të shiut që në disa vende do të jenë të rrëmbyeshëm. Gjatë natës reshjet do të përhapen gjithkund veçmas në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit, ndërsa në vendet më të larta do të shndërrohen në borë. Stuhia do të ndryshojë drejtimin në verior.

Temperaturat minimale do të sillet prej minus 3 deri në 2 gradë  Celsius, ndërsa ajo maksimale prej 7 deri në 16 gradë.

Në Shkup mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme dhe temperatura prej minus 1 deri në 13 gradë Celsius.

Në tre ditët e ardhshme, DPHM paralajmëron mot të ndryshueshëm dhe me vranësira dhe erë të përforcuar nga drejtimi verior. Nesër dhe pasnesër do të ketë reshje lokale të borës.

© ZHURNAL 11.02.2019, 09:25 | Z.H. | 720 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm