Protestuesit në Haiti kërkojnë dorëheqjen e presidentit
bota
Protestuesit në Haiti kërkojnë dorëheqjen e presidentit

Protestuesit në Haiti kërkojnë dorëheqjen e presidentit

Protestuesit opozitarë në Haiti kanë djegur goma dhe kanë hedhur gurë, duke i bërë thirrje presidentit të këtij shteti, Jovenel Moise që të japë dorëheqje.

Të paktën katër persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në protestat që kanë hyrë në ditën e katërt në kryeqytetin, Port-au-Prince si dhe qytete tjera, transmeton REL.

Shumë banorë të Haitit akuzojnë Moise dhe zyrtarë tjerë për korrupsion, andaj mijëra persona kanë përfshirë rrugët e këtij shteti.

Pakënaqësitë kanë detyruar kryetarët e disa qyteteve që të anulojnë organizimin e karnevaleve, që ishte planifikuar të mbahen në fillim të muajit mars.

Moise, ka qenë në pushtet nga viti 2017.

Së fundmi ai i ka bërë thirrje opozitës që të zhvillojnë negociata.

Grupet opozitare në anën tjetër kanë thirrur këto protesta, pasi një raport i një gjykate ka ngritur supozime se zyrtarë dhe ish-ministra kanë keqpërdorur kreditë për zhvillim që i janë dhënë këtij shteti nga Venezuela pas vitit 2008.

Në raport është pretenduar se edhe presidenti Moise ka qenë i përfshirë në këto parregullësi.

Haiti është shteti më i varfër në Karaibe dhe 60 për qind e popullsisë jeton me më pak se 2 dollarë në ditë.

© ZHURNAL 11.02.2019, 09:25 | Xh.I. | 290 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut