KE-ja për disa ditë do përdorë emrin e ri “Maqedonia e Veriut”
maqedonia
KE-ja për disa ditë do përdorë emrin e ri “Maqedonia e Veriut”

KE-ja për disa ditë do përdorë emrin e ri “Maqedonia e Veriut”

Bruksel, 11 shkurt - Komisioni Evropian po përgatitet për disa ditë të fillojë ta përdorë emrin e ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Pas do të dyja vendet e kanë ratifikuar marrëveshjen, Komisioni Evropian pret të përfundojnë të gjitha procedurat e parapara midis Shkupit dhe Athinës për hyrje në fuqi të përdorimit të emrit të ri në institucionet evropiane.  Maqedonia duhet tani t’i njoftojë Kombet e Bashkuara dhe të gjitha organizatat rajonale dhe ndërkombëtare  se Marrëveshja e Prespës ka hyrë në fuqi dhe të kërkojë prej tyre ta përdorin termin “Maqedonia e Veriut”. Sipas burimeve diplomatike, KE-ja pret njoftim nga Shkupi deri të mërkurën e kësaj jave, paralelisht me njoftimin deri te KB-ja.

Megjithatë, disa punë nuk janë sqaruar deri në fund, informojnë nga KE-ja, gjegjësisht është e paqartë nëse ndryshimi i termit do të ndodhë menjëherë apo nëse do të pritet vendimi i Kolexhit të komisarëve apo megjithatë të Këshillit për punë të jashtme të BE-së, të paraparë më 18 shkurt, ku me konkluzionet  do të mund të miratohet përdorimi zyrtar  i emrit të ri nga ana e ministrave të punëve të jashtme të BE-së.

Edhe në Këshill edhe në Komision punohet në përcaktimin e procedurave, informojnë nga këto institucione.

© ZHURNAL 11.02.2019, 09:24 | Z.H. | 1,092 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm