Drama në Bilbao: Semedo rrëzohet në zonë, VAR-i e rishikon incidentin, gjyqtari e përfundon ndeshjen
sport
Drama në Bilbao: Semedo rrëzohet në zonë, VAR-i e rishikon incidentin, gjyqtari e përfundon ndeshjen

Drama në Bilbao: Semedo rrëzohet në zonë, VAR-i e rishikon incidentin, gjyqtari e përfundon ndeshjen

Edhe pse nuk ishte një dramë e madhe gjatë barazimit pa gola mes Athletic Club dhe Barcelonës në San Mames të dielën mbrëma, aksioni i fundit në ndeshjes gati sa nuk shkaktoi dramë shekullore.

Derisa po i vinte fundit minutës së pestë shtesë, Nelson Semedo tentoi ta kalonte kundërshtarin e tij duke u futur në zonën e portierit, por u rrëzua menjëherë gjatë duelit, transmeton Gazeta Express.

Topi doli jashtë lojës dhe lojtarët e Barçës kërkuan penallti, edhe pse gjyqtari vendosi bilbilin në gojë dhe dha fishkëllimën e fundit në këtë takim.

Por, një grup lojtarët katalonas të tërbuar protestuan dhe gjyqtari vendosi ta rishikojë incidentin në VAR.

Në fund, ndërhyrja ndaj mbrojtësit portugez nuk u vlerësua si faull dhe ndeshja u mbyll aty, në një moment që ka mundur të ishte i paparë deri më tani në historinë e shkurtër të VAR-it në La Liga.

© ZHURNAL 11.02.2019, 09:23 | Xh.I. | 1,282 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."