Ylli i Barçës i refuzon gjigantët anglezë për gjigantin italian
sport
Ylli i Barçës i refuzon gjigantët anglezë për gjigantin italian

Ylli i Barçës i refuzon gjigantët anglezë për gjigantin italian

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic është i gatshëm ta refuzojë kalimin në Premierligë në favor të transferimit në Serie A në fund të këtij sezoni, sipas Gazzetta dello Sport.

Gazeta italiane beson se Interi është favorit për t’i siguruar shërbimet e kroatit me përvojë, e ardhmja e të cilit në Barcelonë duket e pasigurt pas blerjes së Frenkie de Jongut nga Ajaxi, transmeton Gazeta Express.

Chelsea dhe Manchester Unitedi kanë shfaqur interesim për Rakiticin kohë më parë.

A pritet të kushtojë rreth 30 milionë euro.

© ZHURNAL 11.02.2019, 09:23 | Xh.I. | 489 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."