Athina do ta informojë Shkupin për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe Protokollin për NATO
maqedonia
Athina do ta informojë Shkupin për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe Protokollin për NATO

Athina do ta informojë Shkupin për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe Protokollin për NATO

Athinë, 11 shkurt - Athina sot pritet të dërgojë Notë verbale deri tek Shkup me të cilën do të informojë se Greqia e ka ratifikuar edhe Marrëveshjen e Prespës dhe Protokollin për anëtarësim në NATO, paralajmëroi dje ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, njofton korrespondentja e M.I.A-s nga Athina.

Jorgos Katrugalos, në një intervistë për agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, i sqaron hapat e ardhshëm pasi Parlamenti grek të premten dha dritë të gjelbër për Protokollin për anëtarësim në NATO, ndërsa më 25 janar e ratifikoi Marrëveshjen e Prespës.

“Të hënën do të dërgohet Nota verbale që do të informojë për ratifikimin e marrëveshjes dhe në vazhdim Maqedonia e Veriut do ta informojë KB-në, por edhe të gjitha vendet anëtare që e njohën nën emrin kushtetues, ashtu që prej tani e tutje njohja do të jetë me emrin e ri kushtetues. Edhe natyrisht, nga e hëna fillojnë obligimet e saja, në brendësi t’i ndryshojë emrat e rrugëve, të objekteve, të dokumenteve që e kanë emrin e vjetër, siç është dakorduar”, sqaron Katrugalos, për agjencinë greke të lajmeve.

Shefi alternativ i diplomacisë greke për ANA-MPA, në pyetjen nëse nga java e ardhshme do të obligohet ta shfrytëzojë emrin e ri, përgjigjet pozitivisht dhe shton se Marrëveshja e Prespës është e qartë lidhur me këtë.

© ZHURNAL 11.02.2019, 09:19 | Xh.I. | 694 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm