Çorbë me kërpudha
receta
Çorbë me kërpudha

Çorbë me kërpudha

Përbërësit:

400 gr kërpudha,

1 kokë qepë,

1 lugë mustardë,

2 lugë nisheste,

½ tubë majdanoz,

½ lugë pluhur hudhër,

1 litër supë perimesh,

5 lugë vaj,

melmesa,

Biber i zi.

 

Hapat

Qepa qërohet dhe pritet në katrorë, kërpudhat gjithashtu priten në katrorë, ndërsa majdanozi grihet shumë imët.

Në pak vaj kaurdiset qepa, pastaj shtohen kërpudhat dhe kaurdisen bashkë, duke shtuar ujë kohë pas kohe.

Kur të zbuten kërpudhat, derdhet mbi të supa e perimeve dhe shtohet mustarda, majdanozi, hudhra pluhur dhe mëlmesa. Kështu zihen edhe 10 minuta.

Pak para përfundimit të zierjës, derdhet përzierja e nishestes me pak ujë, dhe zihet derisa të fitohet dendësia e dëshiruar, duke përzier kohë pas kohe.

© ZHURNAL 01.02.2019, 13:46 | E.D. | 2,476 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."