Në pritje të notës nga Greqia, ndryshimet kushtetuese për emrin e ri mund të hynë në fuqi
maqedonia
Në pritje të notës nga Greqia, ndryshimet kushtetuese për emrin e ri mund të hynë në fuqi

Në pritje të notës nga Greqia, ndryshimet kushtetuese për emrin e ri mund të hynë në fuqi

Athinë/Shkup, 11 shkurt - Greqia ia dërgoi Maqedonisë notën verbale me të cilën e informon se i ka plotësuar të gjitha obligimet që të mund Marrëveshja e Prespës të hyjë në fuqi.

Pritet që Greqia ta t’i njoftojë edhe Kombet e Bashkuara, por edhe të gjitha vendet anëtare që e kanë pranuar Maqedoninë nën emrin kushtetues, kështu që nga tani pranimi do të jetë me emrin e ri kushtetues.

 

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e vendit ka informuar paraprakisht se, pas plotësimit të të gjithë kushteve juridike për hyrje në fuqi të Marrëveshjes Finale dhe amendamenteve kushtetuese, Qeveria e Maqedonisë, do të publikoj në Gazetën Zyrtare datën për hyrje në fuqi të ndryshimeve kushtetuese dhe Ligjit kushtetues.

Pas kësaj, Republika e Maqedonisë së Veriut, në mënyrë adekuate do t’i informojë: Sekretariatin e OKB-së, vendet mbikëqyrëse të OKB-së, si dhe të gjithë organizatat ndërkombëtare për ndryshimet. E gjithë kjo pritet të ndodh në ditët në vazhdim, njoftojnë nga MPJ e Maqedonisë.

© ZHURNAL 11.02.2019, 21:27 | T.E. | 3,926 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."