Ministria e Arsimit: E vërteta lidhur me ndarjen e bursave për nxënësit, disa portale spekuluan!
maqedonia
Ministria e Arsimit: E vërteta lidhur me ndarjen e bursave për nxënësit, disa portale spekuluan!

Ministria e Arsimit: E vërteta lidhur me ndarjen e bursave për nxënësit, disa portale spekuluan!

Shkup, 11 shkurt - Ministria e Arsimit dhe Shkencës reagon ndaj informacioneve të plasuara në opinion për gjoja skandal në ndarjen e bursave të nxënësve të shkollave të mesme e, me çka pretendohet se është bërë padrejtësi në ndarjen e atyre bursave.

 

“Duam të informojmë opinionin se procesi i ndarjes së bursave është zhvilluar në transparencë maksimale dhe në barazi të plot për të gjithë kandidatët, ashtu sikurse kërkohet me Ligjin për stanadrtin e nxënësve dhe me Rregulloren dhe Konkursin për ndarjen llojit përkatës të bursave. Për vitin shkollor 2018/2019 MASH planifikoi 745 bursa gjithsej, dhe jo 80 sikurse pretendohet në disa portale, mbase në mungesë të informacionit të plotë. Për të shmangur çdo paqartësi, kujtojmë opinionin se për nxënësit e shkollave të mesme janë disa kategori të bursave dhe se rezultatet e Konkursit përkatës janë publikuar edhe në faqen tonë zyrtare, për të respektuar parimin e transparencës me publikun. Sikurse mund të shihet dhe nga listat e publikuar në vebfaqen e MASH-it, kategoria më e madhe e bursave janë ato sociale – përfitues të së cilave për vitin shkollor 2018/2019 janë 400 nxënës. Pjesëmarrja e nxënësve shqiptarë në këtë lloj bursash është për tu vlerësuar. Konkretisht, nga totali i bursave sociale, 135 bursa janë ndarë për nxënësit shqiptarë, 9 bursa për nxënësit e etinteve tjera jo maqedonase dhe 256 bursa për nxënësit maqedonas. E shprehur në përqindje, 36% e bursave sociale janë ndarë për nxënësit jo maqedonas (pra shqiptarë dhe të tjerë) ose vetëm për shqiptarët kjo përqindje është e barabartë me 33.75%”, thekson Ministria e Arsimit.

 

Nga kjo ministri nënvizojnë se duan të sigurojnë edhe një herë të gjithë nxënësit, prindërit e tyre por edhe opinionin se për ndarjen e bursave janë respektuar kriteret e kërkuara me Ligj, me Rregullore dhe Konkursi, si dhe njëkohësisht garantojnë të gjithë se gjatë marrjes së vendimeve nuk është bërë asnjë lloj padrejtësie, as mbi baza etnike dhe në asnjë lloj ndarje tjetër.

“Kujtojmë gjithashtu se të gjithë kandidatët të cilët kanë pasur dyshime se mund t’u jetë bërë ndonjë padrejtësi, kanë pasur gjithashtu mundësinë ligjore të ankesave të cilat janë shqyrtuar me seriozitetin më të madh”, thuhet në reagim.

© ZHURNAL 11.02.2019, 20:43 | T.E. | 3,705 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."