Komisioni ligjdhënës shqiptar e mbështeti Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO
maqedonia
Komisioni ligjdhënës shqiptar e mbështeti Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO

Komisioni ligjdhënës shqiptar e mbështeti Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO

Tiranë, 11 shkurt – Komisioni ligjdhënës i Parlamentit të Shqipërisë e mbështeti unanimisht Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në Aleancën veriatlantike.

“Anëtarët e Komisionit nga pushteti dhe nga opozita, pas një periudhe të gjatë për herë të parë janë të njëzëshëm rreth një çështje, e ajo është votimi i Protokollit, me të cilin hapet rruga për Maqedoninë e Veriut që t’i bashkangjitet NATO-s si anëtarja e 30-të, theksojnë mediumet shqiptare.

Me votimin e sotëm të Protokollit nga ana e Komisionit ligjdhënës i jepet dritë e gjelbër Kuvendit ta ratifikojë Protokollin, që do të ndodhë të enjten, për kur tashmë është caktuar mbledhja.

Agjencia “Ballkanueb” lajmëroi se në mbledhjen kuvendore në Shqipëri pritet të marrë pjesë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Të enjten, si ditë të mundshme për ratifikimin e Protokollit e ceki edhe kryetari i Parlamentit shqiptar, Gramoz Ruçi në takim me ambasadorin e Maqedonisë, Danço Markovski.

“Datë e parë e mundshme për ratifikimin është java e ardhshme, 14 shkurti, për kur është caktuar mbledhja në Parlament”, deklaroi Ruçi.

Njëherit, autoritetet shqiptare e përshëndetën nënshkrimin e Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO duke e vlerësuar si akt të garancës për sigurinë në rajon.

© ZHURNAL 11.02.2019, 20:18 | T.E. | 1,688 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut