“27 prilli”, Peshevski: Qoseto të shpallet i pafajshëm
maqedonia
“27 prilli”, Peshevski: Qoseto të shpallet i pafajshëm

“27 prilli”, Peshevski: Qoseto të shpallet i pafajshëm

Shkup, 11 shkurt - “Qoseto e ka mbrojtur me jetë shtetin në konfliktin e armatosur të 2001-shit dhe tani nuk mund të akuzohet për cenim terrorist të rendit kushtetues”. Kështu avokati Dragan Peshevski në fjalën e tij përmbyllëse mbrojti klientin Gorançe Angellovski i njohur si Qoseto. Peshevski tha se klienti i tij nuk i ka shpërndarë maskat për 68 personat, të cilët kanë hyrë më 27 prill dhunshëm me turmën në Kuvend. Nga pala mbrojtëse e Qosetos, para gjykatës gjithashtu thanë se i akuzuari nuk ka hyrë as Pres sallën e Kuvendit e as nuk i ka marrë hard-disqet për t’i shlyer gjurmët nga kamerat e sigurisë së Kuvendit.

Prokuroria asgjë nuk arriti të dëshmoj në këtë proces. JO vetëm mua, mendoj se për gjithë publikun është e qartë se i akuzuari Goran nuk ka bërë asnjë vepër, që do ta rëndonin atë me akuzon sipas nenin 313 të Kodit Penal, përkatësisht cenim terrorist të rendit kushtetues, andaj kërkova që ai të shpallet i pafajshëm si vendim i vetëm i duhur në këtë proces gjyqësor – deklaroi Dragan Peshevski, Avokat i Gorançe Angellovski-Qosetos.

Në seancën për rastin “27 prilli”, në Gjykatën Penale fjalët përmbyllëse i thanë edhe avokatët për të akuzuarin tjetër Igor Jug. Avokati i tij, Ninosllav Jakimovski tha se deklarata e dëshmitarit të mbrojtur ka qenë kontradiktore.

Gjithsesi se nuk ka pasur pistoletë, kurse a ka qenë plastik apo metalik nuk mundet assesi të vërtetohet. Pistoletë, gjatë procedurave gjyqësore nuk pamë, absolutisht as nga video-materialet. Kështu që mbeten supozimet boshe të thashethemeve nga dëshmitarët që ishin të propozuar nga ana e prokurorisë. Çfarë pistolete!? Ju a keni parë diku armë? Madje as prokurori në fjalën përmbyllëse nuk tha se bëhet fjalë për pistoletë, por një mjet të hirtë në të errët – tha Ninosllav Jakimovski, avokat i Igor Jug.

Seanca do të vazhdojë të premten me fjalët përfundimtare të të akuzuarve Vllatko Trajkovski, Nikolla MItrevski-Kolo, Viliam Mihajllovski, Aleksandër Vasilevski-Ninxha si dhe të akuzuarit tjerë për terrorizëm dhe cenim të rendit kushtetues për ngjarjet e 27 prillit. Sipas akuzave, nëse Qoseto dhe Jug shpallen fajtor, dënimi minimal është 10 vjet burg.

© ZHURNAL 11.02.2019, 19:55 | T.E. | 4,562 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm