Irani shënon 40 vjetorin e revolucionit islamik, Rohani: do t`i zgjerojmë kapacitetet ushtarake
bota
Irani shënon 40 vjetorin e revolucionit islamik, Rohani: do t`i zgjerojmë kapacitetet ushtarake

Irani shënon 40 vjetorin e revolucionit islamik, Rohani: do t`i zgjerojmë kapacitetet ushtarake

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se Shtetet e Bashkuara po bëjnë "konspiracione" kundër Iranit, i cili po shënon 40-vjetorin e Revolucionit Islamik.

Duke iu adresuar mijëra njerëzve të mbledhur në Sheshin Azadi të Teheranit, Rohani tha se Irani është i vendosur për të zgjeruar fuqinë e tij ushtarake dhe programin raketor, pavarësisht presionit në rritje nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre.

"Gjatë këtyre 40 vjetëve, e sidomos gjatë pesë vjetëve të fundit, kapacitetet ushtarake të Iranit kanë habitur botën", tha Rohani.

"Sot, 85% e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake në vendin tonë bëhen nga industria jonë. Ne nuk kemi kërkuar dhe nuk do të kërkojmë leje nga askush për të ndërtuar lloje të ndryshme të raketave", tha ai.

Qindra-mijëra ushtarë, pjesëtarë të policisë, klerikë dhe qytetarë të zakonshëm i mbushën rrugët e qyteteve të tjera të Iranit për të kujtuar 11 shkurtin e vitit 1979, kur ndjekësit e klerikut fetar, Ruhollah Khomeini, kanë rrëzuar nga pushteti monarkun që mbështetej nga SHBA-ja, Reza Pahlavi.

Parullat që mbanin marshuesit lexonin: "Vdekje Amerikës", "Vdekje Izraelit" dhe "40 vjet sfidë, 40 vjet të mposhtjes së SHBA-së".

© ZHURNAL 11.02.2019, 19:33 | T.E. | 745 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut