Komuna e Gostivarit organizoi “Ditën pa makina”
maqedonia
Komuna e Gostivarit organizoi “Ditën pa makina”

Komuna e Gostivarit organizoi “Ditën pa makina”

Shkup, 11 shkurt - Me qëllim të zvogëlimit të ndotjes së ajrit ambiental, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Stacionin policor dhe organizatat joqeveritare, organizoi sot “Ditën pa makina”. Aksioni ka zgjatur tre orë dhe është zhvilluar në pjesën qendrore të qytetit. Për këtë qëllim, ditën e sotme edhe një pjesë e administratës komunale ka shkuar në punë pa vetura bashkë me kreun e komunës Arben Taravarin. Ky i fundit tha se deri në pjesën e dytë të mandatit do të mundohet të relizoj premtimin për transportin publik dhe shtegun e biçikletave, Taravari, sërish ka premtuar.

 

Do mundohem sa më shpejt që ta bëj dhe nëse e bëj deri në pjesën e dytë të mandatit do jem shumë i lumtur. Kam thënë që tre gjëra i kam kryesore, uji të filtrohet, deponia të nis të ndërtohet dhe transporti urban dhe nëse i realizojmë këto gjëra për këtë mandat mjaft e kemi”-tha Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit.

Banorët e kanë mirëpritur nismën e ditës pa makina në Gostivar, por kërkojnë që kjo gjë të aplikohet çdo ditë nga tre orë dhe jo vetëm një ditë.

 

“Përditë kjo duhet të ndalohet, sot pyeta njërin thanë vetëm tre orë, por çdo ditë duhet ndaluar nga tre orë shkaku i ajrit”.

 

“Kjo çdo ditë duhet të vazhdojë, por kam një pyetje, nga vjen kjo ndotje e ajrit, duhet ta gjejmë nga na vjen. Jo vetëm hajde ti ndalojmë makinat dy orë dhe gati”.

© ZHURNAL 11.02.2019, 18:42 | T.E. | 3,388 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
ZHURNAL MËSON Gjykatësja e vendimit për BFI-në përfundon në spital!
LAJMI I FUNDIT Policia largon me dhunë kryetarin e vetshpallur nga BFI-ja
Milloshoski: Funksionar i lartë në Kuvend kërkon ndryshime në BFI, Grubi: Kryetarin e BFI-së nuk e vendos gjykata!
Kujt ia drejtoi Shekerinska "ofendimin" ? "Paramendoni me kë u deshtë të ulemi të bisedojmë, ndërsa nuk dëshironim as t’i shihnim"!
Zekiri: Puna shkon për dreq kur Grubi flet për drejtësi; Grubi: Me fjalet tua po ia minuson votat Pendarovskit, më mirë rri heshtë
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Zhurnal mëson Në "spastrimin" e Zaevit do të përfshihen edhe Ministra të BDI-së
Ekskluzive Dokumenti në të cilin thirren puçistët është “i falsifikuar”, BFI akuzon Muhamed Zeqirin për skenar
Zhurnal mëson Puçistët sërish në mënyrë joligjore futen në objektin e BFI-së?!