Dy mërgimtarë shqiptarë vdesin tragjikisht në Bruksel
kronika
Dy mërgimtarë shqiptarë vdesin tragjikisht në Bruksel

Dy mërgimtarë shqiptarë vdesin tragjikisht në Bruksel

Bruksel, 11 shkurt - Dy shqiptarë humbën jetën tragjikisht pasi apartamenti ku ata jetonin u përfshi nga flakët të premten e 8 shkurtit. Nuk dihet ende shkaku i flakëve që shpërtheu në lagjen Halle-Vilvoorde në Bruksel ndërsa hetimet po vijojnë.

Mësohet se dy shqiptarët nuk kanë arritur të dalin dhe janë gjetur prapa derës. Një person i tretë është evakuar. Policia ka nisur hetimet ndërsa autopsia që pritet tu nënshtrohen dy djemtë do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.

© ZHURNAL 11.02.2019, 18:18 | T.E. | 6,119 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."