Betohen avokatët e rinj të shtetit, 3 shqiptarë
maqedonia
Betohen avokatët e rinj të shtetit, 3 shqiptarë

Betohen avokatët e rinj të shtetit, 3 shqiptarë

Shkup, 11 shkurt - Në institucionin Avokati i Shtetit ka lëndë të pa zgjidhura të cilat datojnë që nga viti 2000 dhe ende nuk kanë epilog, ndërsa rasti me i vjetër civil daton që nga viti 2004 dhe ende është në procedurë. Pas betimit të gjashtë avokatëve të rinj shtetëror, i pari i këtij Institucioni Fehmi Stafa shpreson se mund të arrijnë të zgjidhin edhe rastet që janë të vjetra po aq sa edhe vet Institucioni Avokat i Shtetit.

"Sot Institucioni Avokati i Shtetit pasurohet edhe me 6 avokatë të rinj shtetërorë. Me këtë përforcim shpresoj se avokatura shtetërore do të rrisë kapacitetet për zgjidhjen e kontesteve, ku disa prej rasteve janë po aq të vjetra sa ky institucion" deklaroi  Fehmi Stafa, Avokati i Shtetit

Ndër problemet me të cilat ballafaqohet ky Institucion është edhe mungesa e evidencës elektronike gjë që u pamundëson të kenë të dhëna të sakta për atë se sa lëndë ka fituar apo ka humbur shteti kundrejt personave juridik apo privat. Avokati i Shtetit, Fehmi Stafa, thotë se me kërkesë të tij tashmë ka filluar të bëhet aplikimi i një sistemi elektronik dhe në procedurë e sipër është regjistrimi i të gjitha të dhënave. Ky sistem pritet që të vihet në funksion në rreth muajit maj. Në bazë të raporteve vjetore të këtij Institucioni rezulton se gjithsej në 4 vitet e fundit janë  shqyrtuar rreth 900 mijë raste, prej të cilave 212.855 në vitin 2018. Numri i rasteve të shqyrtuara për vitin 2018 për zonën e Shkupit është  55059.

Gjithsej në Maqedoni ka 35 Avokatë të Shtetit, ndërsa 12 prej tyre janë për zonën e Shkupit.

Pesë nga 6 avokatët e rinj të emëruar sot, tre prej të cilëve janë shqiptarë, do të veprojnë në zonën e Shkupit, ndërsa një në zonën e Kumanovës.

© ZHURNAL 11.02.2019, 16:15 | Z.H. | 39,955 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm