Del në shitje Dino 246GT, një Ferrari i rrallë (Foto)
auto
Del në shitje Dino 246GT, një Ferrari i rrallë (Foto)

Del në shitje Dino 246GT, një Ferrari i rrallë (Foto)

Ferrari Dino 246GT i ruajtur nga viti 1971 do të jetë më 23 shkurt në ankandin tradicional të Silverstone në Angli.

Është një veturë shumë e rrallë, pasi një nga vetëm 235 kopje është bërë me timon në anën e djathtë. Përveç kësaj, supozohet se vetëm 2 ose 3 vetura me timon në anën e djathtë janë prodhuar fillimisht me ngjyrë të kaltër “Azzuro Dino”.

Interieri i këtij modeli është i mbuluar me lëkurë Nero, dhe vetura është e pajisur me një radio. Ajo u shit te konsumatori i parë në dhjetor të vitit 1971, dhe që atëherë ka ndryshuar katër pronarë dhe ka të kaluara vetëm 83,341 kilometra, transmeton KosovaPress.

Motori është servisuar në detaje në vitin 1991, dhe po atë vit është ngjyrosur me ngjyrën origjinale të kaltër. Pronari aktual deklaron se vitin e kaluar ai zëvendësoi frenat, si dhe amortizatorët.

Pritet që kjo kopje e rrallë klasike Ferrari Dino nga gjysma e shekullit të kaluar të arrijë çmimin e ankandit prej 240,000 deri 280,000 funte.

© ZHURNAL 11.02.2019, 14:05 | L.E. | 1,307 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
ZHURNAL MËSON Gjykatësja e vendimit për BFI-në përfundon në spital!
LAJMI I FUNDIT Policia largon me dhunë kryetarin e vetshpallur nga BFI-ja
Milloshoski: Funksionar i lartë në Kuvend kërkon ndryshime në BFI, Grubi: Kryetarin e BFI-së nuk e vendos gjykata!
Kujt ia drejtoi Shekerinska "ofendimin" ? "Paramendoni me kë u deshtë të ulemi të bisedojmë, ndërsa nuk dëshironim as t’i shihnim"!
Zekiri: Puna shkon për dreq kur Grubi flet për drejtësi; Grubi: Me fjalet tua po ia minuson votat Pendarovskit, më mirë rri heshtë
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Zhurnal mëson Në "spastrimin" e Zaevit do të përfshihen edhe Ministra të BDI-së
Ekskluzive Dokumenti në të cilin thirren puçistët është “i falsifikuar”, BFI akuzon Muhamed Zeqirin për skenar
Zhurnal mëson Puçistët sërish në mënyrë joligjore futen në objektin e BFI-së?!