Sllovenia nesër do ta ratifikojë Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO
maqedonia
Sllovenia nesër do ta ratifikojë Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO

Sllovenia nesër do ta ratifikojë Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO

Shkup, 11 shkurt - Në seancë të jashtëzakonshme, nesër paradite Parlamenti i Sllovenisë do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, në kuadër të cilës do të mbajë fjalim edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi i cili është për vizitë zyrtare në Slloveni.

“Ne u përgatitëm që fjalimi i kryetarit të Kuvendit të jetë të martën paradite, edhe i njëjti të jetë në kuadër të seancës së jashtëzakonshme të Parlamentit, në të cilën Sllovenia do ta ratifikojë protokollin për hyrje të Maqedonisë në NATO, nën supozimin ratifikimi fillimisht të ndodh në Parlamentin e Greqisë. Mendoj se mundemi të jemi optimistë, gjithçka që deri më tani është planifikuar në dy vitet e fundit për hyrje të Maqedonisë në NATO, është realizuar, edhe pse në një moment ajo dukej si shumë optimiste”, deklaroi javën e kaluar ambasadori i Sllovenisë në Maqedoni, Milan Jazbec.

© ZHURNAL 11.02.2019, 14:51 | Xh.I. | 1,508 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."