Baçev: Bojkoti i zgjedhjeve presidenciale është në të mirë të Zaevit dhe Ahmetit
maqedonia
Baçev: Bojkoti i zgjedhjeve presidenciale është në të mirë të Zaevit dhe Ahmetit

Baçev: Bojkoti i zgjedhjeve presidenciale është në të mirë të Zaevit dhe Ahmetit

Shkup, 11 shkurt - Kryetari i partisë “Maqedonia e Vetme” Janko Baçev, ju është drejtuar me letër të hapur qytetarëve të Maqedonisë, prej të cilëve kërkon që të mos bojkotojnë zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen më 21 prill.

Janko Baçev në letër thekson se bojkotimi i zgjedhjeve shkon në të mirë të Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Kuvendi në seancën e 9 janarit në vitin 2009, me sjelljen e amendamentit XXXI të Kushtetutës, uli censusin e daljes në 40 për qind, gjegjësisht presidenti në rrethin e dytë zgjedhet me shumicë votash nga ato që kanë votuar, nëse kanë votuar më shumë se 40 për qind e votuesve”.

“Në Maqedoni për momentin ka 1.806.336 votues dhe prej tani është e qartë se në rrethin e dytë do të ketë dalje prej 40 për qind (772.534 votues)”, shkruan Baçev.

Ai thotë se bojkotimi i zgjedhjeve ju mundëson Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit të marrin në rrethin e dytë 722.534 vota dhe do të fitojë kandidati i tyre.

“Megjithatë, ta zënë se bojkoti do të jetë i suksesshëm, gjegjësisht, në rrethin e dytë nuk do të dalin 722.534 votues. Kjo përsëri është në të mirë të Zaevit dhe Ahmetit dhe mund të ketë dy situata: e para – nëse nuk zgjedhet presidenti në dy raunde, atëherë funksionin e tij e merr kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, e dyta – është e mundur që presidenti të zgjidhet me vota në Kuvend, kur dihet se pushteti ka siguruar dy të tretat e shumicës”, shkruan më tej Bançev.

Ai në fund thekson se është e nevojshme të ketë dalje masive dhe të mbështetet kandidati i opozitës maqedonase.

© ZHURNAL 11.02.2019, 14:20 | Xh.I. | 2,914 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm