Ambasadori rus në Athinë: Anëtarësimi në NATO nuk mund të jetë faktor i stabilitetit
maqedonia
Ambasadori rus në Athinë: Anëtarësimi në NATO nuk mund të jetë faktor i stabilitetit

Ambasadori rus në Athinë: Anëtarësimi në NATO nuk mund të jetë faktor i stabilitetit

Athinë, 11 shkurt - Integrimi edhe i një vendi në NATO pa dyshim nuk mund ta përforcojë stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan, thotë ambasadori rus në Greqi, Andrej Maslov në intervistën për portalin informativ “Sputnik”.

Ambasadori i Rusisë sqaron se ata si anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit konsiderojnë se janë shkelur qartësitë ligjore në procesin e miratimit të marrëveshjes, lajmëroi korrespondentja e M.I.A-s nga Athina.

Maslov shton se të dyja palët kanë arritur deri në marrëveshje, kanë gjetur emër të ri dhe kjo është çështje që ka të bëjë në të dyja palët “dhe duket se nuk ka asgjë të keqe në të”.

“Problemi, megjithatë është se procesi i zyrtarizimit të marrëveshjes ishte me shkelje serioze në të drejtën ndërkombëtare të njërit nga vendet. Referendumi për emrin atje ishte i pasuksesshëm. Edhe krahas kësaj, procesi i ratifikimit e injoroi verdiktin e pjesës më të madhe  të popullatës në vend. Rusia si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të KB-së – ndërsa edhe emri gjithsesi është në agjendën e Këshillit të Sigurimit nga viti 1993 – e thekson faktin se ishin shkelur qartësitë ligjore të proceseve për miratimin e marrëveshjes. Dhe gjithsesi, siç thash, pranim të tillë të përshpejtuar dhe të furishëm të vendit ballkanik  në NATO nuk mund të jetë faktor i stabilitetit”, thotë Maslov në intervistën për “Sputnik”./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 11.02.2019, 13:59 | Z.H. | 1,833 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm