Asnjë gjurmë nga zhdukja e Arbenit, babai Beqiri i dëshpëruar nga organet e hetuesisë, rasti do të shkojë edhe në Strazburg
maqedonia
Asnjë gjurmë nga zhdukja e Arbenit, babai Beqiri i dëshpëruar nga organet e hetuesisë, rasti do të shkojë edhe në Strazburg

Asnjë gjurmë nga zhdukja e Arbenit, babai Beqiri i dëshpëruar nga organet e hetuesisë, rasti do të shkojë edhe në Strazburg

Shkup, 11 shkurt - Çështja e personave të zhdukur duhet të trajtohet si çështje me prioritet të veçantë, me qëllimin e vetëm që familjarët e personave të zhdukur të mësojnë sa më parë  të vërtetën për fatin dhe vendndodhjen e të afërmeve të tyre të zhdukur, ose me fjalë popullore thënë "nam pa nishan".  Kjo çështje ka ndjeshmëri të madhe dhe për atë arsye edhe institucionet e vendit duhet t’i japin më shumë vëmendje por fatkeqësisht kjo deri më tani nuk ndodhë. Familjarët e personave të zhdukur nuk shohin një dritë në fund të tunelit për zbardhjen e fatit të të afërmve te tyre.

Të gjithë liderët po zotohen me premtime parazgjedhore, por asnjëri deri më tani nuk është zotuar për fatin e personave të zhdukur se do të përkushtohen në gjetjen e tyre.  I tillë është fati i birit të Beqir Asllanit, Arben Asllani.

Ky i fundit më datë 23 janar të këtij viti rreth orës 22:30 ka dalur nga banesa e tij në lagjen Veri të Shkupit dhe që nga ai moment babai Beqir Asllani nuk di për birin e tij se ku gjindet dhe ku ndodhet.

Ai me një zë dëshpërues për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal shprehet i zhgënjyer nga institucionet e shtetit, ku thotë se edhe pse e ka paraqitur rastin pas 48 orëve, shteti deri më tani nuk ka ndërmarr asnjë hap konkret për gjetjen e djalit të tij 35 vjeçar Arben Asllanit. 

Ai pyet pse MPB nuk kërkon ti merr kamerat e objekteve përreth banesës së djalit të tij që të shkon në gjurmët në të cilën ka ecur djali e tij në natën e kobshme të 23 janarit.

"Nuk e di, unë për vete jam as në tokë as në qiell. Them që shteti nuk po ndërmerr gati asgjë. MPB duhet ti kërkon kamerat e sigurisë së objekteve përreth. Më besoni iu kam kërkuar nga MPB këtë ta bëjnë, por nga atje mbizotëron vetëm heshtja. MPB mund ti hetojnë edhe kamerat e semaforëve në lagjen ku banon djali im, por as këtë nuk e bënë. Sinqerisht them nuk e di pse nuk ndërmarrin asgjë nga këto që thash më lartë, sado pak mund të ndihmojnë të gjejnë ndonjë pistë ku çon deri te djali im", thotë me një zë trishtues babai Beqir Asllani.

Ai madje shprehet se nëse shteti nuk bën asnjë përpjekje për ta gjetur djalin e tij, atëher ai rastin do ta dërgoj në instanca më të larta gjegjësisht në Gjykatën e Strazburgut dhe në Bruksel sepse shteti i tij ku jeton nuk po i jep ndihmë. 

Beqir Asllani bën apel gjithë shqiptarëve edhe jashtë kufijve të Maqedonisë që në rast se e shohin djalin e tij, apo përçfarëdo lloj ndihme që mund ta japin, ta kontaktojnë familjen në këto momente aq të vështira. Babai Beqir Asllani premton edhe shpërblim për gjithë ata persona dashamirë që mund të ndihmojnë në gjejtjen e djalit të tij 35 vjeçar.

Agjencia e Lajmeve ZHurnal kontaktoi edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme për të pyetur se çfarë masa kanë ndërmarr lidhur me zhdukjen e Arben Asllani dhe deri ku janë hetimet për të njejtin rast. Nga atje nuk thanë dicka konkrete, por vetëmse që janë marrë gjitha masat për gjetjen e Arben Asllanit.

"Të nderuar, në lidhje me pyetjen tuaj të dërguar deri tek Reparti për Marrdhënie me Publikun dhe Çështje Strategjike, ju informojmë se më 26.01.2019 në SPB Shkup është paraqitur si i zhdukur personi Arben Asllan nga data 23.01.2019. SPB Shkup po ndërmer masa dhe aktivitete për gjetjen e tij", thuhet në përgjigjen e MPB-së për Zhurnal.

Më poshtë e keni edhe letrën drejtuar të gjitha mediave në Maqedoni nga familja e të zhdukurit Arben Asllani:

Letra drejtuar gjitha Mediave në Maqedoni.

Të nderuar,

Unë jam Faik Asllani (33) nga Shkupi, po ju shkruaj lidhur me zhdukjen e vëllaut tim, Arben Asllanit, (35), i cili me 23 janar të këtij viti, rreth ores 22 e 30 është larguar nga banesa e tij në lagjen Veri të Shkupit. Prej atij momenti nuk dimë asgjë për fatin e tij.

Pas 48 orëve të zhdukjes së Arbenit është njoftuar policia, por deri tani nuk ka asnjë informacioni të vlefshëm, i cili mund të na çojë deri te vëllau im.

Në jemi djemë të fotografistit të njohur nga Shkupi “Foto Beço” dhe në 15 vitet e fundit si Familje kemi qenë objekt i disa atentateve, të cilat deri tani policia nuk ka arritur t’i zbardh.
Si familje kemi bërë të gjitha përpj?kjet e mundshme për të siguruar çfardo informacioni, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon, lidhur me fatin e Arbenit, por fatëkeqësisht nuk kemi gjetur asgjë.

Po ju shkruaj juve si media për t’u lutur, të interesoheni për rastin e zhdukjes së Arbenit dhe të sensibilizoni opinionin, i cili mund të ndihmojë në gjetjen e tij.

 Njëkohësisht, ju njoftoj se vrasje, kidnapime dhe zhdukje enigmatike kohëve të fundit kanë ndodhur edhe në disa familje tjera në Maqedoni.
 
Nëse ne si shoqëri dhe institucionet e sistemit, policia dhe prokuroria, nuk jemi të gatshëm të zbardhim fatin e personave të zhdukur apo të kidnapuar, fatëkeqësi të ngjashme do të mund të ndodhin edhe në familje tjera në Maqedoni.

Arsyeja tjetër pse po ju kërkojë të merreni me zhdukjen e vëllaut tim është të na ndihmoni për ta senzibilizuar opinionin sepse dikush prej qytetarëve mund të këtë informacion, i cili do të mund të na ndihmojë në gjetjen e Arbenit.

Një njoftim të ngjashëm kam bërë edhe në rrjetet sociale, por deni tani përveç thashethemeve, nuk kam marrë asnjë informacion kredibil, i cili mund të ndihmojë për zbardhjen e fatit të Arbenit.

Të gjithë ata që kanë parë Arbenin pas ditës kritike të 23 janarit, i lus të më kontaktojnë në telefonin celular, +38978292959  dhe përmes  postës elektornike: fasllan33@gmail.com

Në fund, i lutem Zotit të marrë në mbrojtje vëllaun tim dhe shëndosh e mirë të na kthehet në shtëpi.

Me respekt,

Faik Asllani

© ZHURNAL 11.02.2019, 13:55 | Xh.I. | 41,238 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."