"E pranoj si dhëndër", Sabiani bën deklaratën e fortë për Seldin e Keisin
showbiz
"E pranoj si dhëndër", Sabiani bën deklaratën e fortë për Seldin e Keisin

"E pranoj si dhëndër", Sabiani bën deklaratën e fortë për Seldin e Keisin

Që pasi Keisi Medini dhe Seldi publikuan këngën "S’ka dashni", në media është aluduar se dyshja janë në një lidhje dashurie duke qenë se janë parë shpesh herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Mirëpo, që të dy i kanë mohuar këto lajme dhe kanë treguar se janë thjesht miq shumë të mirë. Së fundmi këngëtari i njohur Sabian, ka dhënë një intervistë për 'Panorama Plus', ku ka zbuluar të vërtetën e lidhjes mes Seldit dhe Keisit. “Sa për komentet se Keisi dhe Seldi janë çift është aludim ordiner mediatik, nga ato të tipit që ta bëjnë dajën hallë dhe hallën dajë. S’ka asgjë midis tyre. Seldi ka qenë mik i hershëm i familjes sime, kështu që është dhe si vëllai i madh për Keisin. Por të them të drejtën, edhe po ta kisha dhëndër Seldin s’do isha në dilemë, do e kisha pranuar pa kompleks.”, ka thënë ai duke qeshur.

© ZHURNAL 11.02.2019, 13:34 | L.E. | 4,579 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."