Sarri rrezikon shkarkimin
sport
Sarri rrezikon shkarkimin

Sarri rrezikon shkarkimin

Trajnerit italian mund t’i kushtojë shtrenjtë humbja e thellë prej 6:0 nga Manchester City

Humbja e thellë nga Manchester City mund t’i kushtojë shtrenjtë Maurizio Sarrit, shkruan Gazeta Express.

Sipas mediave angleze, Chelsea po mendon ta shkarkojë trajnerin italian.

“Blues” e pësuan humbjen më të thellë në 28 vjetët e fundit pasi u mposhtën 6:0 nga “Citizens”.

Chelsea ishte i pamposhtur në 12 ndeshjet e para të sezonit, por më pas pësoi rënie të madhe dhe tash po lufton për t’u futur në Top 4.

Sarri e sheh veten në presion pasi ekipi nga “Stamford Bridge” i ka pësuar 12 gola në tri ndeshjet e fundit në udhëtim në Premierligë.

Ish-trajneri i Napolit ka thënë se posti i tij gjithmonë është i rrezikuar, por ka shtuar se nuk e ka pranuar ndonjë thirrje nga pronari i klubit, Roman Abramoviç.

© ZHURNAL 11.02.2019, 13:19 | Xh.I. | 1,022 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."