Hahn: Bisedimet me Maqedoninë mund të fillojnë në qershor të këtij viti
maqedonia
Hahn: Bisedimet me Maqedoninë mund të fillojnë në qershor të këtij viti

Hahn: Bisedimet me Maqedoninë mund të fillojnë në qershor të këtij viti

Bruksel, 11 shkurt - Eurokomisari për Zgjerim, Johannes Hahn për AIM, tha se nëse zbatohen reformat, BE do të pajtohet që bisedimet të nisin këtë vit.

Komisionari për Zgjerim në BE edhe një herë e përshëndeti nënshkrimin e protokollit për NATO dhe zgjidhjen e kontestit me Greqinë si “hap që vendos integrimin euroatlantik” të, siç e quajti ai, “Republikës së Maqedonisë së ardhshme të Veriut”.

“Ju duartrokas të gjithë liderëve politik të përfshirë. Ky është edhe një vendim historik i arritur nga lidershipi në vend, integrimi në NATO i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kontribuojë për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës në përgjithësi”, tha Hahn.

Edhepse dy proceset janë të ndryshme dhe të ndara, me kushte të specifikuara dhe procedura për secilën nga dy organizatat, për Hahn procesi në NATO dhe BE në mënyrë paralele sjell më shumë stabilitet dhe paqe dhe bazohen në të njëjtat principe si sundimi i së drejtës dhe demokracia.

“Marrëveshja e Prespës, që hapi rrugën drejt nënshkrimit të protokollit në NATO, poashtu është hap drejt integrimit evropian, për shkak se strategjika jonë për Ballkanin Perëndimor është shpallur vjet dhe definon pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore si kushte për të hyrë në BE”, tha eurokomisari për Zgjerim dhe nënkryetari i Partisë Popullore Evropiane, Johannes Hahn.

Ai është i bindur se vendet anëtare në qershor “do ta vlerësojnë këtë sukses të madh”.

“Kuptohet se duhet të ketë progres të dukshëm në zbatimin e agjendës reformuese në të cilën duhet të fokusohen gjitha përpjekjet. Nëse suksesi historik i marrëveshjes së Prespës është i shoqëruar nga reforma solide, sa shoh Qeveria synon të arrijë këtë, jam i bindur se shtetet anëtare do të japin dritë të gjelbër për hapjen e negociatave që këtë vit. Në pyetje është edhe kredibiliteti i BE-së, pasi nëse shtetet kandidate i përmbushin, atëherë edhe ne patjetër t’i përmbushim premtimet tona”, tha për AIM, komisari për Zgjerim Johannes Hahn.

© ZHURNAL 11.02.2019, 12:46 | Xh.I. | 2,854 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm