ESHS: Kuvendi do të vendosë cilat pyetje do të jenë në Regjistrimin 2020
maqedonia
ESHS: Kuvendi do të vendosë cilat pyetje do të jenë në Regjistrimin 2020

ESHS: Kuvendi do të vendosë cilat pyetje do të jenë në Regjistrimin 2020

Shkup, 11 shkurt - Zgjidhja përfundimtare për atë se cilat pyetje do të përfshihen në Regjistrimin që duhet të realizohet në vitin 2020 do ta sjellë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me miratimin e Ligjit për Regjistrim 2020, theksojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës duke i hedhur poshtë si spekulime të gjitha pohimet se Regjistrimi i ardhshëm i popullatës do të jetë pa pyetjen për përkatësin etnike janë spekulime.

Në kumtesën e Entit Shtetëror të Statistikës qëndron se në procesin e përpilimit të Regjistrimit të ardhshëm të popullatës, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë 2020. Enti Shtetëror i Statistikës vitin e kaluar ka filluar debat të gjerë publik lidhur me zgjidhjet e propozuara për pyetjet që do të përfshihen në Regjistrimin, por edhe për aspektet organizative-teknike të Regjistrimit të ardhshëm.

“Në këto debate Enti, si institucion profesional nga fusha e statistikës  dhe e vetme kompetente për zbatimin e regjistrimit të popullatës, i ka dhënë propozimet e veta mes të cilave edhe propozimin që formulari i regjistrimit të mos e ketë të përfshirë pyetjen për përkatësinë etnike. ky propozim është përfshirë edhe në Propozim-ligjin për Regjistrim, që ishte vendosur në debat publik, ndërsa edhe dorëzuar deri te të gjitha institucionet relevante për vërejtje dhe sugjerime”, theksojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës.

© ZHURNAL 11.02.2019, 12:22 | Z.H. | 1,972 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm