Muhamet Deskaj triumfon në “WAKO Evropian Cup”
sport
Muhamet Deskaj triumfon në “WAKO Evropian Cup”

Muhamet Deskaj triumfon në “WAKO Evropian Cup”

 Kosovari që jeton dhe vepron në Kroaci, Muhamet Deskaj ka shënuar edhe një sukses të madh në karrierën e tij duke triumfuar n WAKO evropian cup në 67 kg. Ai deri tek ky sukses i madh erdhi pasi mposhti në gjysmëfinale ukrainasin Baziuk Bohdan kurse në finale u desh të takohet me Ivan Zidar, por ky i fundit nuk u ngjit në ring.

“Në këtë evinient kanë marr pjesë mbi 2000 garues nga e gjithë Evropa dhe mund të them lirisht se ka qen shumë garë e fuqishme. Është hera e parë që unë marr një rryp në karrierë dhe jam shumë i gëzuar se fitova. Falënderoi për përkahjen së pari familjen time dhe klubin ku ushtroj ‘PIT Bull Gum’ me trajnerët e mi Marko Žaja,Gordan Vatavuk dhe Luka Tomiq”, thotë Deskaj për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, duke shtuar se për të nuk ka aspak pushim pasi pas një muaji në Osijek e pret  kampionati i Kroacisë në K1 dhe shqiptari duhet ta mbroj titullin dhe të futet poashtu në kombëtaren kroate.

© ZHURNAL 11.02.2019, 11:57 | A.A. | 2,051 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."