“Qentë endacak”, Shabani: Zgjidhja përmes formimit të një ndërmarrje të re
maqedonia
“Qentë endacak”, Shabani: Zgjidhja përmes formimit të një ndërmarrje të re

“Qentë endacak”, Shabani: Zgjidhja përmes formimit të një ndërmarrje të re

Shkup, 11 shkurt - Kreu i N.P. Higjiena Komunale, Abdusamet Shabani ka paralajmëruar zgjidhjen e problemit me qentë endacak përmes formimit të një Ndërmarrje të re e cila do të merret kryesisht me këtë problematikë. Sipas tij njoftimi për formimin e një ndërmarrje të tillë vjen nga kreu i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe e njëjta pritet të formohet së shpejti.

Ndryshe derisa organet kompetente presin formimin e Ndërmarrjes së qentë endacak vazhdojnë të shkaktojnë panik tek qytetarët. Gjatë ditës së djeshme në dy raste të ndara në stacionet policore janë paraqitur dy persona të cilët janë kafshuar nga qentë endacak. Një person i moshës 29 vjeçe në stacionin policor Qendër ka denoncuar se është kafshuar nga qentë endacak deri sa ishte duke lëvizur në rrugën “Kej 13 nëntori’’, edhe rasti i dytë është paraqitur në po të njëjtin stacion policorë në Qendër ku në këtë rast viktimë ishte një fëmijë i moshës 14 vjeçare.

© ZHURNAL 11.02.2019, 11:53 | Xh.I. | 1,153 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm