Daçiq parashikon dështime të reja për Kosovën
kosova
Daçiq parashikon dështime të reja për Kosovën

Daçiq parashikon dështime të reja për Kosovën

Prishtinë, 11 shkurt - Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq parashikon dështime të reja për Kosovën.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq beson se Kosova do të dështojë me aplikimet e ardhshme në asociacionet ndërkombëtare.

Në një prononcim për “TV Pink”, ai ka thënë se ka interes se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse do të kthehet në qeverisë administrata e përshtatshme për interesat e Serbisë, transmeton lajmi.net.

“Ajo administratë nuk ka qenë kur ishin Obama dhe Clinton”, deklaroi Daçiq. Ai parasheh se rikthimi i Joe Biden do të ishte i mirë për interesat e Serbisë. Daçiq theksoi se duhet të shfrytëzohet situata kur faktorët janë në favor.

“Për ne edhe kjo është opsion, pritja”, shtoi ai derisa beson se Kosova kurrë nuk do të bëhet anëtare e INTERPOL-it, UNESCO-së dhe Kombeve të Bashkuara, përcjell lajmi.net.

Duke i komentuar deklaratat e liderëve kosovarë për korrigjimin e kufijve, ai tha se ajo nuk sjellë zgjidhje.

Daçiq po ashtu beson se numri i shteteve anëtare të OKB-së që e kanë njohur Kosovën do të zbresë në gjysmë. “Kjo sjellë një pasqyrë të re, andaj në Prishtinë nuk do të mund të ndërmarrin asnjë vendim politik pa marrëveshje me Beogradin”, theksoi ai. /Lajmi.net/

© ZHURNAL 11.02.2019, 11:32 | Xh.I. | 1,822 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm