LDK: Sektori i shëndetësisë është në kolaps
kosova
LDK: Sektori i shëndetësisë është në kolaps

LDK: Sektori i shëndetësisë është në kolaps

Prishtinë, 11 shkurt - Grupi i Parlamentar i LDK-së ka ngritur problemet në sektorin e shëndetësisë, të cilat sipas këtij grupi po kalojnë në heshtje dhe konsiderojnë se qeveria ka dështuar në këtë sektor, gjatë vitit që lamë pas.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli në një konferencë për medie, tha se ligji për sigurime shëndetësore dhe ligji për shëndetësi, nuk janë ardhur në kuvend në vitin 2018, ndërsa, në vitin 2019 pritet të vijë vetëm ligji për shëndetësi dhe jo edhe ai për sigurime shëndetësorë, raporton KP.

“Ministri i Shëndetësisë shpesh herë del manipulon për projektet e përfunduara të cilat nuk përmend që ato janë nisur shumë më herët. Ka disa ndryshime kozmetike në Qendrën Emergjente”, tha Avdyli.

Ndërsa për ligjin për paga, ai tha se ka shfaqur pakënaqësi në sektorin e shëndetësisë.

“Kjo rritje e pagave qeveri dhe në administratën e SSHKUK për 100 për qind, ka shkaktuar indinjatë të thellë në këtë sektor, edhe me greva”, tha ai.

Naser Rugova, deputet nga LDK tha se manipulimet e opinionit nga një ministër i Facebook, është vërtete e turpshme.

Sipas Rugovës, sektori i shëndetësisë është në kolaps.

“Ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli pati deklaruar se ka ndal korrupsionin milionësh, mirëpo pas kësaj gënjeshtre, ky ministër me stafin e tij ka nënshkruar kontratë 300 përqind më të shtrenjtë për blerje të barnave”, tha Rugova.

Ai ka thënë se GP solidarizohen me grevën e Shërbimit Korrektues.

© ZHURNAL 11.02.2019, 11:31 | Xh.I. | 288 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."