Shën Valentini, Bashkia e Tiranës mbulohet me zemra të kuqe
shqiperia
Shën Valentini, Bashkia e Tiranës mbulohet me zemra të kuqe

Shën Valentini, Bashkia e Tiranës mbulohet me zemra të kuqe

Tiranë, 11 shkurt - Edhe këtë vit Shën Valentini do të vijë ndryshe në Tiranë. Bashkia e Tiranës ka menduar që të sjellë diçka të veçantë për ditën e të dashuruarve.

Krahas aktiviteteve të shumta në zona të ndryshme të Tiranës, ku sërish Parku i Madh i Liqenit do jetë qendra e organizimeve, Bashkia e Tiranës është zbukuruar edhe vet me simbolin e kësaj dite, zemrat e kuqe.

Fotot janë marrë nga pamja që ofron sot Bashkia e Tiranës, ku dhjetëra zemra të kuqe janë vendosur në një nga hyrjet e godinës, duke përcjellë një atmosferë festive për qytetarët, shkruan Top Channel.

Kjo ka tërhequr interesin e qytetarëve të shumtë, të të gjitha moshave, të cilët e kanë kthyer atë në një vend ideal për të patur foto si kujtim për këtë ditë.

© ZHURNAL 11.02.2019, 11:28 | Xh.I. | 577 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."