Ulja e dënimit për Dritan Dajtin, si votuan 5 gjyqtarët
shqiperia
Ulja e dënimit për Dritan Dajtin, si votuan 5 gjyqtarët

Ulja e dënimit për Dritan Dajtin, si votuan 5 gjyqtarët

Tiranë, 11 shkurt - Pak ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, zbulohen edhe vendimet pro dhe kundër të gjyqtarëve.

Trupa gjykuese që dha vendimin përbëhej nga Fuat Vjerdha, që është edhe kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër, anëtarët janë Lindita Hoxha e Aleks Nikolli, gjyqtarë po në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Ndërsa, pesëshja e gjyqtarëve u plotësua me dy gjyqtarët e tjerë Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të cilët janë gjyqtarë të Apelit në Vlorë.

Pro këtij vendimi kanë votuar Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, ndërsa Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër. Vendimin e ka postuar vetë gjyqtari Vjerdha në faqen e tij te Facebook.

Vendimi i uljes së dënimit të Dajtiyt, ka shkaktuar reagime të forta nga qeveria, opozita dhe opinioni publik, ndërsa prokuroria po përgatitet për rekurs të dosjes në Gjykatën e Lartë.

© ZHURNAL 11.02.2019, 11:26 | Xh.I. | 1,627 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm