Ankohet Wanda: Interi s’po e mbron Icardin
sport
Ankohet Wanda: Interi s’po e mbron Icardin

Ankohet Wanda: Interi s’po e mbron Icardin

Agjentja dhe bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara pohon se Interi nuk është duke e mbrojtur mjaftueshëm sulmuesin argjentinas.

Ajo u ankua se gjëra të këqija janë thënë nga brenda klubit në lidhje me vazhdimin e kontratës së Icardit, bisedimet për të cilin po vazhdojnë duke u zvarritur, transmeton Gazeta Express.

“Unë nuk e kam përmendur ripërtëritjen. Kur klubi më thirri, ishte që ne të njiheshim më mirë dhe të flisnim për gjëra tjera”, tha Wanda.

“Dua që Mauro të mbrohet më shumë nga klubi sepse nganjëherë gjëra të këqija po dalin nga brenda. Prioriteti është Interi: Nuk jemi në për ngut, sepse ai i ka edhe dy vite të mbetura në kontratë”, theksoi ajo.


© ZHURNAL 11.02.2019, 11:14 | Xh.I. | 1,349 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm