Manchester Unitedi vendos ta shpërblejë Solskjaerin
sport
Manchester Unitedi vendos ta shpërblejë Solskjaerin

Manchester Unitedi vendos ta shpërblejë Solskjaerin

Pasi ndryshoi tërësisht situatën dhe prodhoi rezultate të mëdha në dhjetë ndeshjet e tij të para në ligë, Manchester Unitedi ka vendosur ta shpërblejë Ole Gunnar Solskjaerin.

Manchester Unitedi do ta emërojë Ole Gunnar Solskjaerin në postin e trajnerit permanent pas periudhës së tij të suksesshme deri tani si trajner në detyrë, raporton Sun, përcjell Gazeta Express.

Solskajer i ka fituar 10 nga 11 ndeshjet e tij në krye të Unitedit që prej se e zëvendësoi Jose Mourinhon në mes të dhjetorit, duke e ngritur klubin në vendin e katërt në Premierligë.

Trajneri i Tottenhamit Mauricio Pochettino besohej se ishte kandidati më serioz për t’u emëruar në stolin e “Djajve të kuq”.

Por, duhet se bordi i Unitedi ka vendosur ta mbajë Solskajerin duke e parë ndikimin e tij mahnitës në skuadër për një periudhë shumë të shkurtër.

© ZHURNAL 11.02.2019, 11:13 | Xh.I. | 689 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."