Tyson Fury bën gjest të madh
sport
Tyson Fury bën gjest të madh

Tyson Fury bën gjest të madh

Tyson Fury e ka dhënë për bamirësi çdo cent të fituar nga meçi i fundvitit të kaluar me Deontay Wilder.

Boksieri britanik i fitoi 2.5 milionë funte plus 4.5 milionë tjera pas llogaritjes së të hyrave nga shikueshmëria e meçit, transmeton Gazeta Express.

Fury doli në një turne promocional përreth Los Angelesit para meçit që u zhvillua më 1 dhjetor, por u trondit me numrin e njerëzve të pastrehë që i pa në qytetin amerikan.

Ai ishte zotuar se do t’iu ndihmonte bamirësive në Britani të Madhe me paratë që do t’i fitonte nga ai meç, dhe tani ka konfirmuar se i ka dhënë donacion të gjitha paratë e fituara në dhjetor.

“E dhashë për bamirësi tërë shumën e fituar. E bëj këtë për t’i ndihmuar njerëzit dhe jo për të më lavdëruar tjerët. Nuk dua të më quajnë njëri që bën mirë”, tha Fury.

Fury pritet të boksojë përsëri me Wilderin këtë vit, pas barazimit kontrovers në Staples Centre fundvitin e kaluar.

© ZHURNAL 11.02.2019, 11:12 | Xh.I. | 603 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."