Mëngjesin e sotëm Kumanova qyteti më i ndotur në Maqedoni
maqedonia
Mëngjesin e sotëm Kumanova qyteti më i ndotur në Maqedoni

Mëngjesin e sotëm Kumanova qyteti më i ndotur në Maqedoni

Kumanovë, 11 shkurt – Sot dhe mbrëmë Kumanova ishte qyteti më i ndotur në Maqedoni. Niveli i grimcave PM 10 për momentin janë shumëfishuar dhe janë 242 mg/m3. Mbrëmë, ishin edhe më të larta dhe lëviznin prej 411 deri në  380 mg/m3. Në orët e vona të mbrëmjes në Kumanovë kundërmonte erë tymi, por shpërndahej edhe erë specifike.

Qytetarët kërkojnë nga autoritetet kontrolle të përforcuara inspektuese. Paraprakisht në disa raste gjatë vitit, komuna ka kryer aeroizolim. Në ditët e kaluara NP “Pastrim dhe Gjelbërim” i pastronte rrugët në orët e mbrëmjes, që është gjithashtu pjesë e masave për uljen e ndotjes së ajrit.

Në mesin e masave urgjente të jashtëzakonshme është edhe mbjellja e fidanëve dhe kontrolle të përforcuara inspektuese, që në njërën nga fidanët i sollën këshilltarët, ndërsa shumë shpesh janë kërkesë e qytetarëve. Periudhën e kaluar ishin mbjellë fidanë në disa lokacione të lagjes “Karposh” dhe “Tode Mendol”. Por, edhe krahas këtyre masave të ndërmarra afatshkurta dhe afat mesme  për uljen e ndotjes së ajrit, Kumanova mbrëmë ishte qyteti më iu ndotur në Maqedoni.

Sipas qytetarëve, gazifikimi i amvisërive dhe konsumatorëve të mëdhenj është kyç për uljen e ndotjes së ajrit. Komuna ka subvencionuar 10.000 denarë për secilën amvisëri e cila do të përfshihet në rrjet, ndërsa sipas paralajmërime të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe spitalit ku është locuar edhe stacioni matës, do të gazifikohet.

© ZHURNAL 11.02.2019, 11:12 | Z.H. | 808 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm