Xhaferi, për vizitë zyrtare në Slloveni
maqedonia
Xhaferi, për vizitë zyrtare në Slloveni

Xhaferi, për vizitë zyrtare në Slloveni

Shkup, 11 shkurt - Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë. Në përbërje të Delegacionit janë edhe anëtarët e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Kuvendin Shtetëror të Republikës së Sllovenisë, Frosina Tashevska Remenski, nënkryetare dhe anëtare e Grupit për bashkëpunim, Nada Cipusheva, kryetare e Grupit për bashkëpunim dhe Shpresa Hadri, po ashtu anëtare e Grupit për bashkëpunim.

Në kuadër të vizitës kreu i Kuvendit Xhaferi do të takohet me Kryetarin e Kuvendit Shtetëror të Republikës së Sllovenisë, Dejan Zhidan, me Presidentin e Republikës së Sllovenisë dhe Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë.

Përveç kësaj, do të takohet me anëtarët e Komitetit për Politikë të Jashtme, Komitetit për Çështje të BE-së, Komitetit të Mbrojtjes, Grupit të miqësisë me Republikën e Maqedonisë dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë.

Në Programin për vizitë është paraparë edhe fjalim para deputetëve të Kuvendit Shtetëror dhe takim me koordinatorët e grupeve parlamentare.

© ZHURNAL 11.02.2019, 10:43 | Xh.I. | 1,798 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."