ANKETA Dimitrov dhe Pendarovski me rejting më të lartë për garën presidenciale
maqedonia
Anketa Dimitrov dhe Pendarovski me rejting më të lartë për garën presidenciale

Anketa Dimitrov dhe Pendarovski me rejting më të lartë për garën presidenciale

Shkup, 10 shkurt – Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski janë emrat të cilët në rast se nesër mbahen zgjedhjet presidenciale kanë përkrahje më të madhe tek qytetarët, Zaev me 12.7% derisa Mickoski me 7.8%, këtë e tregon anketa e realizuar nga Telma dhe M-Prospekt nga 15 deri më 30 janar me 980 të anketuar,

Për faktin se të dy janë lider partie dhe nuk kandidohen për president, në garë janë hedhur Nikola Dimitrov me 6.9% dhe Stevo Pendarovski me 5.8%, Zijadin Sela me 5.4% e më pas Vlatko Gjorcev me 4.2 bashkë me Imer Selmanin.

Nga emrat të cilët përmenden si kandidat të mundëshëm janë edhe Radmila Shekerinska dhe Denko Maleski me 2.7% e më pas Gordana Siljanovska Davkova me 1.3% dhe Oliver Spasovski me 0.9%.

Ndërkohë që anketa është realizuar para se të meret një pasqyrë e qartë në bllokun politik shqiptarë të bëj të qartë qëndrimin e tyre përfshirë këtu edhe BDI-në.

© ZHURNAL 10.02.2019, 20:46 | T.E. | 19,036 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm