Kryeqyteti vietnamez shihet si model për raportet SHBA-Kore Veriore
bota
Kryeqyteti vietnamez shihet si model për raportet SHBA-Kore Veriore

Kryeqyteti vietnamez shihet si model për raportet SHBA-Kore Veriore

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka konfirmuar se samiti i tij i dytë me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, do të mbahet në kryeqytetin vietnamez, Hanoi.

Të dy liderët do të takohen më 27 dhe 28 shkurt, për bisedimet që pritet të përqendrohen në bindjen e shtetit komunist për të hequr dorë nga programi i armëve bërthamore, transmeton KTV.

Marrëdhëniet moderne me Vietnamin shihen si model për raportet e SHBA-së me shtetin komunist.

Samiti i parë mes presidentit Trump dhe koreano-veriorit Kim në Singapor, qershorin e kaluar, krijoi optimizëm, por dha shumë pak rezultate konkrete.

Atë kohë, liderët thanë se ishin të angazhuar për çarmatimin bërthamor, por nuk dhanë detaje se si do të realizohet një gjë e tillë.

Sidoqoftë, përzgjedhja e Hanoit si vendtakim mes liderëve, ka një mesazh prapa saj.

Hanoi ishte kryeqyteti i Vietnamit komunist gjatë konfliktit të përgjakshëm mes viteve 1965 dhe 1973.

Amerikanët i referohen si “Lufta e Vietnamit”, ndërsa vietnamezët e quajnë “Lufta Amerikane”.

Që nga lufta, në të cilën vdiqën miliona civilë dhe luftëtarë, Vietnami modern ka rindërtuar marrëdhënie me Amerikën, ndërkohë që ka mbetur shtet komunist.

Kurse, Koreja e Veriut u izolua nga bota e jashtme, pasi Lufta Koreane përfundoi në vitin 1953 dhe ky shtet filloi të ndërtojë raporte vetëm me Korenë e Jugut, që vazhdimisht ka pasur përkrahje nga SHBA-ja në vitet fundit.

Vietnami shihet gjithashtu si model i reformës ekonomike dhe politike për koreano-veriorët.

Ndërsa, trajtimi i marrëdhënieve të pasluftës mes Amerikës dhe Vietnamit shihet si model shpresëdhënës për marrëdhënie më të ngrohta mes Washingtonit dhe Penianit.

© ZHURNAL 10.02.2019, 19:45 | T.E. | 1,266 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm